Pr/ligji për Gjykatën e Lartë
PS kundër, tërhiqet Topalli

TIRANE- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk ka hedhur në votim projekt ligjin për Gjykatën e Lartë. Kjo për shkak se nuk plotësohet votimi me shumicë të cilësuar 3/5. Deputetët e Partisë Socialiste bënë të qartë që nuk do ta votojnë pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, çka solli dhe tërheqjen e Topallit.

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme u miratua ligji për profesionin e avokatit me 124 vota pro, aq sa deputetë ishin të pranishëm në sallë. Gjithashtu, u miratua ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës me 71 vota pro, 52 abstenim.

Ndërkaq, nuk u hodh në votim pr/ligji për Gjykatën e lartë pasi nuk plotësohet shumica e cilësuar me 3/5. Opozita nuk ka pranuar të votojë pr/ ligjin pa u zbatuar disa nga vendimet e gjykatave.

Kuvendi nisi debatin për pr/ligji për Gjykatën e Lartë. Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi se PS ka humbur mbështetjen në qarkun e Fierit. Në replikë Taulant Balla i PS-se deklaroi se
"Ky ligj nuk mund të votohet nëse kjo mazhoranca nuk pranon të zbatojë vendimet e gjykatave". Sipas Ballës vendimet e gjyqësorit zbatohen nëse urdhëron Berisha dhe përmendi vendimin e qeverisë për kompensimin e Vehbi Alimuçës, ndërkohë që nuk u zbatuan vendimet gjyqësore për këshillin e qarkut Fier, si dhe ende nuk janë kompensuar ish të burgosurit politikë.

DEBATI VAZHDON

Ora 14: 45 Debatet për pr/ligjin për Gjykatën e Lartë vazhdojnë që prej orës 11: 30 minuta. Deputetët e opozitës deklarojnë se pr/ligji nuk do të ndryshojë praktikën e pazareve në sistemin e drejtësisë e këmbëngulin në zbatimin e vendimeve gjyqësore për qarkun e Fierit. PD akuzojnë deputetët e opozitës se janë të detyruar të kundërshtojnë pr/ligjin pasi kështu u ka dhënë urdhër kreu i tyre Edi Rama.

“Na duhet një ligj që të përmirësojë punën e kësaj gjykate... Është e udhës të ndryshojmë disa ligje dhe realisht të ndryshojnë praktikën. Perceptimi imazhi për sistemin e drejtësisë është i rënduar, ka njerëz që punojnë me dinjitet, dhe disa që janë faqja e zezë pasi janë në varësi të politikës.

   
HALIMI: AXHENDEN E BRUKSELIT PO E BENI TE FIERIT

Ora 12: 01  Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke iu drejtuar opozitës tha “Po na ndërroni axhendën, nga axhenda e Brukselit në atë të Fierit”.

BALLA: BERISHA KOMPENSOI VEHBI ALIMUCEN
Ora 11: 48
Deputeti Taulant Balla akuzoi Berishën se nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatave për Këshillin e qarkut Fier, duke mos respektuar as votën e qytetarëve.“Populli i Fierit u shpreh me votë edhe në 8 maj duke treguar qartë vullnetin për tu përfaqësuar përmes kryetarit dhe këshillit të këtij qarku. Por asgjë nuk do të ndryshojë nëse do të miratohet sot apo jo ligji për Gjykatën e Lartë. Sill Saliun të japë përgjigje kërkesës së bërë kryetarit të grupit parlamentar të PS, pse nuk zbaton 13 vendimet e gjykatave por mban peng këshillin e Qarkut. Pse urren Fierin. Ka vërsulur larot të mbajnë peng institucionet vendore.  Pa u mbyllur muaji nga vendimi i Gjykatës dha vendimin për të shpërblyer Vehbi Alimucën të Vefës ndërkohë që 13 vendimet për Qarkun e Fierit Saliu nuk pranon ta respektojë, dhe nuk kompenson ish të përndjekurit“- tha deputeti i PS-se nga foltorja e Kuvendit. 

ALIBEAJ: JU KENI HUMBUR MBESHTETJEN NE FIER 
Ora 11: 44 “Jemi gati tua japim kryetarin vulën, por problemi është se ju nuk keni mbështetjen më në qarkun e Fierit. Juve popullsia nuk ju pranon. Ju nuk pranoni votën, sfidën. Ju keni humbur mbështjetjen duket se do e humbni dhe në zgjedhjet e 2013”

Kuvendi diskutoi për Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”.

MBROJTJA E MJEDISIT DETAR
Ora 10: 50 Seanca parlamentare nis punimet me diskutimin e Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin “Për përgatitjen,reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrëzikshme dhe të dëmshme(OPRC-HNS),2000”.
PS: NUK MJAFTON KONVENTA, OLLDASHI: MOS E KTHENI NE DEBAT POLITIK 
 
Deputeti socialist Gazmir Bizhga tha se nuk janë marrë masa për të parandaluar ndotjen e ujrave detare, ndërkohë që nuk mjafton vetëm miratimi i Konventës. “Nuk kemi nevojë për Konventa për të parandaluar katastrofat mjedisore, të cilat qeveria do ta arkivojë dhe do ta parqesë për të thënë se është në përqasje me BE”- tha Bizhga. Nga ana e tij ministri Transporteve Sokol Olldashi bëri thirrje për të mos e kthyer në debat politik. ”Mbrojtja e mjedisit detar është një detyrë e qeverisë tonë dhe e të gjithëve. Të mos bëjmë debat por ta votojmë”- tha Olldashi. Sipas tij janë marrë masa, duke u përqëndruar shkarkimet hidrokarbureve.
“Konventa nuk mbron mjedisin as nga ujrat e zeza, mbetjet inerte, por nga lëndë të rrezikshme të mirëspecifikuara.”
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve