TIRANE- Projektligji i rishikuar nga qeveria “Rama”, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pritet që të shqyrtohet në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si dhe në Komisionin e  Integrimit Europian në mbledhjet që pritet të mbahen ditën e hënë.

Në të njëjtën mbledhje pritet që të shqyrtohet edhe Projektligji “Për  ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shkëmbimin ajror.

Ndërkohë që në axhendën e punimeve të Kuvendit, ditën e hënë pritet që të mblidhet dhe Komisioni i Ligjeve, ku në rend të ditës është miratimi i kalendarit të Komisionit si dhe Pr.ligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Ndonëse në mbledhjet e mëparshme të disa prej komisioneve parlamentare deputetët e opozitës kanë munguar, nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e opozitës. në këtë mënyrë e hëna fillon si një ditë normale jave ku Kuvendi i Shqipërisë do të nisë nga puna duke marrë në shqyrtim nismat ligjore të qeverisë “Berisha” si dhe ata të qeverisë “Rama”.

Redaksia online
(ah/sg/shqiptarja.com)