TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon zgjerimin e kompetencave dhe ushtrimin e kontrolleve të detajuara si mbi buxhetin, ashtu dhe mbi koncesionet.
Për këtë qëllim, kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj, prezantoi sot para deputetëve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë pr/ligjin e ri mbi këtë kontroll, i cili është hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Në fjalën e tij, Leskaj, theksoi se ndryshimet në ligj bëhen “për të rritur pavarësinë institucionale dhe financiare të KLSH-së.”
Gjithashtu Leskaj, ngriti si shqetësim moszbatimin e rekomandimeve të KLSH-së nga institucionet shtetërore.
Pr/ligji i ri për KLSH-në forcon pozitat e kreut të këtij institucioni, si dhe shton kompetencat e miratimit të projektbuxhetit, që pas miratimit nga Kuvendi e zbaton atë në mënyrë të pavarur. Një risi janë edhe auditimet e Teknologjisë së Informacionit, duke përcaktuar nëse sistemet e informacionit ruajnë integritetin e të dhënave. Ligji i ri do të diskutohet edhe neser nen për nen në komisionin e Ekonomisë.
KRYETARI
Vetëm me urdhër të Gjykatës Kushtetuese, do të mund të merren masa arresti kundër kreut të KLSH. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t'i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi.
Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese e cila në qoftë se nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë”, - thuhet në nenin 22 të këtij projektligj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO