TIRANE- Kuvendi nis sot diskutimin e pr/ligjit për përgjimet, i ndryshuar tani në pr/ligjin “Për përgjimet e komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Pr/ligji do të diskutohet sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese dhe Tregtinë dhe Mjedisin ndërsa në ditët në vazhdim do të kalojë dhe në komisionet e tjera përpara se të hidhet në votim në seancë parlamentare.
Qeveria shqiptare miratoi më 26 shator disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9157, DATË 4.12.2003. “Për përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”, i cili pritet të shoqërohet me debate në komisione. Ndërkohë që përgjimet kanë qënë gjatë tërë kësaj periudhe një temë e nxehtë e politikës shqiptare, ku opozita ka akuzuar mazhorancën, se, sidomos pas 21 janarit 2011, e ka përgjuar përmes një aparati të vendosur në mënyrë të paligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes por dhe sistemeve të tjera të përgjimit në institucione të ndryshme.
Pr/ligji shtrin përgjimet në komunikimin elektronik, si e-mail, facebook e twitter. Ndërkohë që një ndër elementët kryesorë të këtij ndryshimi gjendet në nenin 23 të projektligjit, ku lejon që përgjimet në raste të caktuara mund të bëhen dhe pa marrë lejen e gjykatës, si dhe zgjerimin e rrezes së përgjimit dhe me institucione të tjera.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com