Pr/ligji për Policinë e Shtetit, Lutaj:
Mos bëhen diferencime për policët

Pr/ligji për Policinë e Shtetit, Lutaj:<br />Mos bëhen diferencime për policët
TIRANE- Gradat në Policinë e Shtetit do të jepen vetëm për ata që kanë poste menaxheriale. Sistemi i gradave ka qenë pjesë e vazhdimit të diskutimeve për projektligjin “Për policinë e Shtetit” pasditen e sotme.
 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme Bilbil Mema theksoi se sistemi i gradave përcakton hierarkinë dhe nivelin e menaxhimit të strukturave të policisë. Që do të thotë se grada në këtë ligj nuk është vetëm shprehje e hierarkisë policore, por do të ketë edhe nivel menaxherial.
 
"Nuk do të ketë gradë për ata persona të cilët punojnë në struktura hierarkike të policisë, por nuk kanë nivel menaxherial, nuk mund të ketë gradë për persona që në nivelin e hierarkisë janë të barabartë”, tha Bilbil Mema, përfaqësuesi Ministrisë së Brendshme
 
Ministria e Brendshme ka propozuar që të gjithë studentët që dalin nga Shkolla Policisë do të mbajnë gradën inspektor. Por ky propozim është kundërshtuar nga disa deputet të mazhorancës.
 
“ Mënyra se si janë marrë policët në Policinë e Shtetit dihet. Por tani ata e kanë marrë formimin e duhur nga eksperienca pavarësisht se nuk kanë formim policor, por nuk mund të marrin gradë. Duhet shtuar një nen që të ndaloj ministrin e Brendshëm që të mos i heq këta policë”, deputeti i PS Tom Doshi.
 
Në lidhje me uniformën e policisë deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi se ato duhet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke ja hequr kështu këtë kompetencë Ministrisë së Brendshme.
 
Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia, propozoi që efektivët e policisë të mos mbajnë armë zjarri në kohën kur nuk janë në shërbim për të shmangur ngjarje të rënda që janë shënuar në të shkuarën.
 
Një tjetër pikë të cilën e kundërshtuan deputetët e mazhorancës ishte edhe diferenca e gradave për Drejtorët e Policisë në varësi të rrethit ku shërbejnë. Kjo sipas tyre do të sillte diskriminime mes qyteteve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole