Partia Republikane mblodhi Konventën e qytetit të Tiranës, me të 11 njësitë administrative të saj.
Mbajtja e kësaj Kovente për Tiranën, ishte ngritja e siparit për punën organizative që është duke u bërë nga Partia Republikane në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, çka do të pasohet edhe nga mbajtja e Konventës Kombëtare në një datë të afërt.
Në punimet e kësaj konvente, që drejtohej nga kryesia e Partisë, ishin pjesmarrës me dhjetra të rinj, që anëtarësoheshin për herë të parë në radhët e Partisë Republikane.
Kreu i PR, Fatmir Mediu, duke përshëndetur Konventën u ndal në shqetësimet me të cilat tashmë është duke u përballur çdo shqiptar.
“Pasi kanë shkatërruar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, pasi e kanë ngritur korrupsionin në nivele galopante, pasi kanë bërë pakt më krimin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një plantacion kanabisi, Qeveria Rama Meta, kërkon të manipulojë edhe procesin zgjedhor, duke injoruar Reformën Zgjedhore”, u shpreh Mediu. Madje pikërisht për këto aryse u ndërprenë dhe negocitat me BE-në", nënvizioi kryetari i PR-së.
Mediu foli dhe për Kodin Zgjedhor, duke theksuar se duhet reformë elektorale për të votuar njerëzit që duam dhe jo listat e kryetarëve.
Në fjalën e tij, Mediu u ndal edhe te “Vettingu”, duke e cilësuar këtë proces si një filtër politik i Ramës, për të kaluar të gjithë gjyqtarët dhe për të futur në xhep drejtësinë.
Konventa për qytetin e Tiranës, i mbylli punimet me objektiva të qarta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku synimi kryesor i Partisë Republikane, do të jetë krijimi i një grupi parlamentar dhe të jetë forcë e dytë në koalicionin e djathtë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO