PR për raportin e drogës:Kultivimi
i kanabisit, rrezik për demokracinë

PR për raportin e drogës:Kultivimi<br />i kanabisit, rrezik për demokracinë
Partia Republikane ka reaguar për raportin e Guardia Di Finanza për drogën, kreu i PR për Tiranën Blendi Sulaj tha se Ministria e Brendshme po përpiqet tu hedhë hi syve të shqiptarëve për mbjelljen e kanabisit.
 
Sipas tij Shqipëria po përballet me një gjendje skandaloze të kultivimit të kanabisit duke përbërë një rrezik për demokracinë shqiptare. Me këto para të kriminalizuara tha Sulaj, qeveria synon të blejë zgjedhjet e 2017.

Deklarata e plotë e kreut të PR Tiranë.
Ministria e Brendshme u përpoq dje t'i hidhte hi syve popullit shqiptar lidhur me situatën e paprecedent që është krijuar në Shqipëri për kultivimin e kanabisit. Por nuk ka asnjë lloj raporti të porositur që t'i hedhë hi syve shqiptareve tashmë dhe t'i bëjë të besojnë që e zeza qe shohin nuk qenka e zezë, por qenka e bardhë.
Ne fakt të gjithë në Shqipëri e dinë tashmë se vendi është mbushur me kanabis dhe se ky shpërthim i kultivimit të tij nuk bëhet dot pa mbështetje nga lart.
Të gjithë tashmë në Shqipëri e dinë se kultivuesit kanë bekimin e strukturave të rendit. 
Të gjithë tashmë në Shqipëri e dinë se edhe parcelat që korren nga policet e ndershëm, nuk digjen por merren nga kultivuesit për t'u tharë. 
Të gjithe në Shqiperi e dinë se kjo para e madhe droge u përdor dhe do te përdoret nga ky pushtet për blerje votash, sic edhe tashmë ka ndodhur. 
Partia Republikane është e bindur se kjo gjendje skandaloze e kultivimit të kanabisit, përfaqëson një rrezik ekstrem për demokracinë tonë të brishtë. Me këtë situatë kultivimi kanabisi, ky pushtet i ka të sigurta që i blen edhe votat e zgjedhjeve te 2017-es. Edi rama dhe oligarkët e tij, po i shtyjnë qëllimisht shqiptarët të ikin të nëpërkëmbur nga ky vend, që po zhytet që tani në neodiktaturë. Partia Republikane u bën thirrje shqiptarëve që të mos intimidohen nga droga dhe drogmenët nga vendi por të bashkohen rreth opozitës së djathtë për të shporrur sa më shpejt dhe përfundimisht kete kastë bllokmenesh kultivues të drogës.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit