Prag Krishtlindje, Meta: Festë që na bashkon të gjithëve, na jep forcë përballë sfidave aktuale

Prag Krishtlindje, Meta: Festë që na bashkon të gjithëve, na jep forcë përballë sfidave aktuale

Në prag të Krishtlindjes, Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët e krishterë. Për Metën, lindja e Krishtit na bën më solidarë, që të kujdesemi për ata që kanë nevojë për përkrahje. Presidenti shkruan se kjo festë na bashkon ë gjithëve dhe na jep forcë përballë sfidave.

"Nga zemra u uroj sonte gëzuar Krishtlindjen besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Mesazhi i përjetshëm i dashurisë, i dritës që nuk shuhet kurrë dhe i shpresës së pakufishme të kësaj feste, që na bashkon të gjithëve, prek dhe ngroh zemrat tona, duke sjellë më shumë lumturi dhe gëzim në çdo vatër familjare, na jep forcë përballë sfidave aktuale, na mbush me shpresë për ditët më të mira që ende nuk kanë ardhur. Lindja e Krishtit i jep kuptim jetës brenda nesh dhe  besimit për një të nesërme më të mirë, në paqe, dashuri dhe mirëqenie, na frymëzon e na bën më solidarë që të mos i harrojmë, të kujdesemi dhe t’u zgjasim dorën me përulësi atyre që kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje materiale dhe shpirtërore. Ndërsa familjet dhe miqtë mblidhen sonte për të festuar, të mos harrojmë se secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë, në rrugën drejt shpresës, besimit për një jete të bukur, një familje të bekuar, një shoqërie të paqtë e të shëndetshme! Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Kremtohet lindja e Krishtit në Kishën Katolike! Frendo mban meshën e fundit në katedralen 'Shën Pali', shoqërohet dhe nga Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj! Besimtarët: Gëzuar! Uron dhe politika


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…