Prag krize humanitare në Bosnje Hercegovinë

Tre policë dhe një numër emigrantësh u plagosën gjatë një kontrolli nga ana e policisë në qytetin e Bihac në Bosnje Hercegovinë. Zyrtarët e zbatimit të ligjit po kërkonin disa të dyshuari që morën pjesë në përleshjet një ditë më parë. Mediat lokale raportojnë se më shumë se 130 të huaj pa dokumenta u arrestuan në një shtëpi dhe u dërguan në një qendër grumbullimi emigrantësh në zonë.

Autoritetet e shtetit kanë paralajmëruar disa herë për një krizë të mundshme humanitare pasi në Bosnje dhe Herzegovinë  kanë hyrë në mënyrë ilegale shumë emigrantë, në përpjekje për të hyrë në BE nëpërmjet Kroacisë fqinje. 
Një nga vendet më të varfra në Evropë, Bosnja ka luftuar për të ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të sapoardhur nga Pakistani, Bangladeshi, Iraku, Siria dhe Afganistani.

Disa prej tyre u përfshinë kohët e fundit në përplasjet ndërmjet grupeve të ndryshme të emigrantëve në Bihac dhe qyteteve të tjera në Bosnjën verilindore./Përgatiti Ilir Çuçi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël në 'Friuli', Udinese dhe Torino barazojnë 2-2

VIDEO/ Spektakël në 'Friuli', Udinese dhe Torino barazojnë 2-2