Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën në orën 20:45 ndeshjen e katërt në grupin e Ligës së Kombeve, teksa pret në Air Albania San Marinon. Kuqezinjtë shpresojnë të rikthehet te fitorja pas disfatës me Finlandën, që erdhi shumë e hidhur për shkak të gabimeve që kushtuan shtrenjtë.

Të besuarit e Rolando Maran për pasojë humbën vendin e parë. Pozicion ku pretendojnë të kthehen nesër, duke patur edhe një sy te përballja tjetër e grupit mes Bjellorusisë dhe Finlandës. Para dueli në konferencë për shtyp janë trajneri Maran, por edhe sulmuesi Rey Manaj.

Futbollisti Rey Manaj

Cila është gjendja juaj dhe e ekipit pasi keni luajtur me një lojtar më pak në Helsinki?

“Ndeshja me San Marinon varet si e marrim. Ata janë një rival shumë i dobët se ne. Por gjërat duhen treguar në fushë. Ne do futemi në fushë që ta mbyllim direkt ndeshjen.”

Keni shënuar shumë gola nga goditjet standarde?

“Besoj se këto janë statistikat që shikohen jashtë. Ne punojmë nga çdo pozicion për të gjetur golin. Ishalla kemi fatin nesër, shënojmë edhe me aksion që t’i bëjmë të lumtur tifozët.”

Keni ndryshuar mënyrë loje, si kohë do na duhej të marrim plotësisht idetë e trajnerit Maran?

“Besoj se trajneri ka pak kohë, por me ide të qartë. Çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresojmë të jemi 100% për kualifikueset e Europianit.”

Presioni ndaj sulmuesve për të shënuar sa më shumë gola kundër San Marinos?

“Me shumë gola të bëjmë, më shumë do të jemi të lumtur. Duhet të futemi në fushë fortë, të zhbllokojmë ndeshjen që nga fillimi. Mos të harrojmë ndeshjen kundër Andorrës.

Edhe pse ata ishin rival më i dobët se ne, i bëmë gol vetëm në minutën e 80-të. Gjëja kryesore është të sulmojmë fort që në 20 minutat e para. Pastaj ishalla të shënojmë sa më shumë gola, në krahasim se sa kanë bërë ekipet e tjera karshi San Marinos.”

Je supersticioz, por për sulmin ke ndonjë të preferuar?

“Jo, fare. Grupi është shumë i mirë. Jemi përmirësuar shumë. Trajneri do më të mirën e ekipit. Para se gjërat të kalojnë në personale. Jam i lumtur të luaj me çdo lloj lojtari në sulm.”

Keni 13 gola te Kombëtarja, a besoni se do të thyhet rekordi i Erjon Bogdanit brenda një kohe të shkurtër?

“Dëshira do ishte e madhe ta thyje që në këto ndeshje, por gjëja kryesore për mua është që ekipi të marrë 3 pikët. Pak rëndësi ka kush shënon për mua. Tani të shohim. Kohët e fundit kam shënuar 5 gola te Shqipëria, më përpara…, lëndimet, nuk ishim as stabilë.”

 

Trajneri Rolando Maran

Kundërshtar shumë i lehtë, detyrë fitorja edhe me goleadë. Impenjimi i lojtarëve në këto ndeshje, si e vlerësoni?

“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë drithërimat, se ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë lodhshme, por të lehtë nuk ka. E pamë në San Marino kur për 15 minuta ulëm ritmin e rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit.

Padyshim ka pasur një progres të mirë, përtej asaj që ulëm ritmin kur siguruam rezultatin me San Marinon. Por vinte ndeshja me Finlandën e u mendua të administronim lodhjen. Lodhje që shërbeu se 10 kundër 11 nuk u pa. Ekipi është mirë, janë perceptuar shumë gjëra. Çova përpara atë që ishte ideja ime në fushë me lojtarët. Lojtarët ishin fantastikë në ndjekjen, në disponibilitet, nuk kanë humbur një stërvitje, një analizë, kanë përballuar gjithçka me shumë impenjim. Jam shumë i lumtur se jo gjithmonë gjendet një alkimi e tillë. Por e ndjej se është dëshira të rritemi e bëjmë gjërat bashkë dhe kjo më kënaq,”-u shpreh Maran.

 

Kush do të luajë në portë neser? Ata që gabojnë i dënoni apo u jepni një shans të dytë?

“Mund të gabojnë të gjithë, por të portierët është pak më vendimtare. Nuk mund të kem të gatshëm berishën,. Por edhe alen sherri që doli me probleme muskulare nga Finlanda. Do të luajë Mario Dajsinani dhe kam shumë besim te ai.”