Pragë, arrestohen 7 shqiptarë
kapen me 6.6 kg kokainë

Pragë, arrestohen 7 shqiptarë<br />kapen me 6.6 kg kokainë
PRAGE- Policët nga Qendra Kombëtare e Anti-Drogës në Pragë, arrestuan me 5 qershor të këtij viti shtatë shqiptarë të dyshuar për trafikim të drogës. Në momentin e arrestimit u konfiskuan 6.6 kilogramë kokainë. Njoftimin e bëri të ditur të enjten zëdhënësja e kësaj Qendre, Barbora Kudlackova.
 
Sasia e kokainës parashikohej të shitej në tregun e zi në një total prej 40 milionë kruna.
 
Policia po heton një grup shtetasish shqiptarë të cilët dyshohet se organizuan kontrabandën e kokainës dhe heroinës në Republikën Çeke.
 
"Organizatorët kryesorë të këtyre aktiviteteve kriminale ishin dy shqiptarë, njëri prej tyre është një shtetas Maqedonia dhe një nga Kosova. Të dy këta persona organizonin punën me persona të tjerë me kombësi shqiptare”, tha Kudlackova.
 
Gjatë hetimit, policia zbuloi një vend, në afërsi të një restoranti në qendër të Pragës, ku grupi fshihte kokainën para se ajo të shpërndahej më tej.
 
Sipas policisë, organizatorët e bandës kanë qenë të armatorsur me armë zjarrin në momentin e arrestimit.
 
“Organizatorët ishin dënuar edhe më parë për trafikim të drogës jashtë vendit", shtoi ajo.
 
Policia akuzoi të shtatë personat për këtë rast. Pesë prej tyre përballen me akuzën për burgim deri në 12 vjet, dhe dy rrezikojnë të dënohen deri në pesë vjet, nëse shpallen fajtorë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa