Pragsezoni turistik, Berati pret vizitorët e parë ukrainas, turistët: Shqipëria, vend mikpritës, me diell, det dhe dashuri (VIDEO)

Si një destinacion i njohur për resurset dhe turizmin e pasur kulturor, prag sezoni veror ka filluar mbarë për qytetin e një mbi një dritareve, Beratin.

Edhe pse situata e pandemisë  ka paralizuar lëvizjen e lirë të turistëve nga e gjithë bota ky është grupi i parë nga Ukraina. Drejtuar nga koordinatorja e grupit Natalia Ivanova, ndalesa e parë e tyre ka qenë Berati për të vizituar më pas Gjirokastrën.

“Jam nga Ukraina. Vij këtu për herë të dytë në Shqipëri, po bashkë me grupin është hera e parë që vij këtu. E duam, është një qytet i bukur ky dhe pas Beratit ne do të shkojmë në Gjirokastër dhe më pas në syrin e Kaltër, pasi duam të shohim gjithçka që është këtu”.- shprehet një turist.

“Është një vend dhe qytet shumë i bukur. Ti gjen dhe ke gjithçka këtu”, shprehet një turiste tjetër.

Thonë që do të kthehen persëri pasi janë të kënaqur me Shqipërinë. Ka vende të bukura, klimë të mirë dhe njerëz mikpritës.

”Mua më pëlqen shumë Shqipëria, është shumë bukur këtu. Unë kam një zyrë turistike në Sarandë dhe bashkëpunoj me grupet turistike nga Ukraina, Rusia, Bjellrusia.  Çfarë është Shqipëria, për mua ajo është diell, det dhe dashuri. Për mua është shumë mirë”- tha Natalia Ivanova.

Ashtu si edhe vitin e kaluar në vendin tonë sezoni turistik edhe sivjet do të zhvillohet nën protokollin e rregullave dhe masave anti Covid duke respektuar distancën sociale dhe mbajtur nën kontroll situatën e Pandemisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike