GJIROKASTER-  Një 16 vjeçar nga Lazarati u arrestua pasi goditi me grusht komandantin e Patrullës së Përgjithshme të policisë pasi i kishte bllokuar makinën të vëllait.
 
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në aksin Gjirokastër -Kakavijë, pikërisht në zonën e ish ndërmarrjes artizanale.
 
Adoleshenti i identifikuar me inicialet B.T me makinë është drejtuar nga patrulla e policisë e cila disa orë mëpërpara (rreth orës 10:00) i kishte bllokuar makinën, tip benz i 2010-tës, të të vëllait, pasi nuk kishte dokumente.
  
Menjëherë adoleshenti është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)