TIRANE - Dy nxënës janë arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit pasi kanë fyer dhe qëlluar drejtoreshën e shkollës. Incidenti është shënuar dy ditë më parë (13 Shtator) në gjimnazin « Ismail Qemali » në Tiranës, rreth orës 16 :00.

Policia vuri në pranga Veledin A dhe Sefedin Asimetaj, 18 dhe 19 vjeç.

Sipas policisë, në ambjentet e gjimnazit  “Ismail Qemali", dy nxënësit kanë fyer në mënyrë të vazhdueshme dhe goditur për shkak të detyrës drejtoreshen e kësaj shkolle.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)