Pranga 26-vjeçarit të kërkuar, kapen
6 mitralozë e 7 kg kanabis çokollatë

Pranga 26-vjeçarit të kërkuar, kapen<br />6 mitralozë e 7 kg kanabis çokollatë
LAZARAT- Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat, një tjetër person ka rënë në prangat e policisë duke e çuar në total 35 numrin e të arrestuarve. 26-vjeçari Belul Toto është arrestuar paraditen e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Toto ishte i dënuar me 5 vite burg për trafik droge.
 
Deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone.

Por sipas policisë së Gjirokastrës, gjatë operacionit që po zhvillohet në Lazarat janë ndaluar edhe 10 shtetas të tjerë nga ky fshat, të dënuar më parë për kultivim e trafik të bimëve narkotike. Pra numri i atyre që akuzohen për sulm me armë ndaj aksionit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të narkotikeve është 35 persona. Ndërsa numri total i te atestuarve dhe ndaluarve nga Lazarati gjatë këtyre ditëve, duke përfshirë edhe këta 10 të ndaluar që ishin shpallur në kërkim më herët, shkon në 45 shtetas nga ky fshat.

Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara nga policia në fshatin e Lazaratit gjatë dy ditëve të fundit, janë sekuestruar 6 mitralozë të lehtë e të rëndë, të pa raportuar në media deri tani. Ndërsa sot janë gjetur dhe sekuestruar 7 kg marijuanë në formë çokollate, 2 armë zjarri atuomatik dhe çifte si dhe 12 makineri të lojërave të fatit.  
 
Lidhur me makinat e fatit të sekuestruara ka nisur procedimi penal në mungesë të shtetasit H.K
 
Nga kontrollet e ushtruara në 787 banesa në total janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.
arme lazarat me logo























Policia sot: Sekuestrohen 12 makineri lojëra fati dhe 7 kg marijuanë çokollatë
Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
 
Gjatë ditës së  sotme, nga kontrollet e ushtruara është bërë i mundur:
 
Sekuestrimi i 12 makinerive të lojrave të fatit në një kazino në fshatin Lazarat, ku është proceduar penalisht në mungesë shtetasi H.K.
gjetja  dhe sekuestrimi i një sasie prej 7 kilogramë Mariuane  në formë Cokollate.
sekuestrimi i 1 arme zjarri automatik
sekuestrimi i 1 arme të gjahut çifte .
1 kuti me fishekë model 56 .
janë sekuestruar 2 automjete .
janë kontrolluar 16 banesa, 8 magazina dhe disa teritore të komunës Lazarat. 

Gjithashtu gjate dy diteve te fundit jane sekuestruar 6 mitroloze te rende e te lehte te pa raportuar per median.
lazarat

















Policia: Në total janë zbuluar e asgjësuar 64.5 ton kanabis dhe 133.567 rrënjë marijuanë
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 64 ton e 436.937  kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 21 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë, si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.
 
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
 
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
404 armë zjarri automatikë (314) dhe pushkë (90),
26 pistoleta,
2 snajper,
1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 28 mitrolozë të lehtë ,6 mitrolozë të rëndë  1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatëhedhës.
7 armë të vjetra, si dhe 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 226.469 fishekë të llojeve të ndryshme, 1168 kallëpë tritol, 718 granata, 361 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3924 kapsolla detonatore, 1284.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 632 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 4 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 5 kasaforta.
është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.
5 kamera vezhgimi , 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
një sasi e madhe gëzhojash
kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
e një sërë materialesh të tjera. 
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
31 makineta lojra fati
1 rulet lojëra fati
2 tavolina-fusha lojra fati
2 kasaforta
9 bateri për makinetat e lojrave të fatit 
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 803 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
 Në foto: Policia në qendër të Lazaratit




















lazarat arme

















Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 35 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
 
Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërmim  më parë , dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.
 
Në total gjatë gjithë  ditëve të operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 45 persona .

Redaksia Online
(e.c/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat