Pranga 33-vjeçarit nga Vlora, çfarë i gjeti policia në banesë

Pranga 33-vjeçarit nga Vlora, çfarë i gjeti policia në banesë

Foto ilustruese

Vlorë- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje dhe 245 gr lëndë narkotike.

Në bazë të disa informacioneve policia, ka zhvilluar operacionin e koduar ''Fast'' ku në pranga ka rënë shtetasi Ervin.R., banues në Grabian.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Posedonte në banesë armë gjahu pa leje dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga Policia.
 
Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ''Fast''.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ervin.R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë.

Shtetasit të mësipërm iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe ''Prodhim, shitja e narkotikëve'', parashikuar nga nenet 280 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025