Policia e Tiranës ka arrestuar Jetmir Sinën pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka krcënuar ish-bshkëshorten e tij duke i krijuar frikë dhe pasiguri.

35-vjeçari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur 26-vjeçaren O. D., në ambientet e punës dhe në rrugë.

Materialet iu refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Përndjekja" dhe "Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com