Pranga 5 lazaratasve për kultivim
kanabisi, në 10 ditë digjen 54.4 ton

Pranga 5 lazaratasve për kultivim<br />kanabisi, në 10 ditë digjen 54.4 ton
Policia e Shtetit vazhdon në ditën e dhjetë operacionin masiv në Lazarat ku në orët e para të kësaj të marte janë arrestuar në flagrancë Maridion Selimi 25 vjeç me 720 kg hashash si dhe Lutfi Trako me një sasi prej 100 kg hashash. Ndërsa më pas gjatë ditës së sotme janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Po ashtu, policia bën me dije se gjatë ditës së sotme ka mundur të sekuestrojë mbi 8.26 ton marijuanë nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis si dhe 148 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar 57 automatikë dhe pushkë, 6 mitrolozë të lehtë, 1 mitroloz i rëndë dhe 1 gulinov, 5 pistoleta, 1 antitank dhe 3 armë gjahu

Ndërkaq gjatë 10 ditëve të kontrolleve, policia ka mundur të asgjësojë deri në këto momente 54.4 ton kanabis, 8 pako heroinë, 1.3 kg lëndë narkotike cokollatë si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Veç drogës gjatë kontrolleve është bërë e mundur dhe sekuestrimi i 5 laboratorëve të përpunimit të narkotikëve, 3 të përpunimit të vajit të hashashit si dhe 2 inkubatorë me 27 llamba ngrohje.

Përsa i përket çarmatimit të Lazaratit, policia ka mundur të mbledhë deri tani 293 automatikë, 13 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundraajëror si dhe 22 mitraloz 12.7, 4 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatahedhës.

Ndërsa një ditë më parë blutë gjatë kontrolleve në terren mundën të gjejnë dhe një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të fshehura në një bunkier në pjesën malore të fshatit.

Policia: Sekuestrohen sot 8.26 ton marijuanë dhe 148 rrënjë bimë narkotike
Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme. Deri në këto momente nga strukturat e Policisë së Shtetit:

Janë gjetur e asgjesuar mbi 8.26 ton marijuanë nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis, si dhe 148 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Ditën e sotme, datë 24 qershor, nga forcat e policisë në terren:
- Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 33 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
- Janë gjetur e asgjesuar mbi 8 ton e 260 kg marijuanë, nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis, si dhe 148 rrënjë bimë narkotike Kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
- Janë sekuestruar 57 automatikë dhe pushkë, 6 mitrolozë të lehtë, 1 mitroloz i rëndë dhe 1 gulinov, 5 pistoleta, 1 antitank dhe 3 armë gjahu.
- Janë sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme municioni si: 15.800 fishekë, 70 granata, 78 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 23 predha antitank, 9 mbushje predhash, 42 krehra fishekësh, 10 ml fitil zjarrpërcjellës dhe 1370 kapsolla detonatore.
- Janë gjetur e sekuestruar gjithashtu dhe 13 armë të djegura si dhe pjesë armësh si: 1 snajper, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 4 automatikë, 1 pushkë, 2 armë gjahu, 1 silenciator,  dhe 2 krëhra.
- Është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues, si dhe 2 targa.
- Një pajisje për presimin e lëndës narkotike.
- 3 kasaforta.

Dita e 9 e aksionit të policisë në Lazarat

Policia: Në 9 ditë aksion kapen dhe asgjësohen 46 ton drogë dhe 133.419 rrënjëve bimë narkotike si dhe armë e municione
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.419 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 46 ton e 150.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

-          236 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 15 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra, si dhe 12 armë gjahu.
-          janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.
-          janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 100.993 fishekë të llojeve të ndryshme, 237 kallëpë tritol, 147 granata dhe një arkë me granata, 44 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 250 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 106.3 m fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,
-          janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
-          janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
-          janë sekuestruar 30 targa automjetesh.
-          janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
-          është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë.
-          dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.
-          1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.
-          nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
-          si dhe një sasi e madhe gëzhojash.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:

-          19 makineta lojra fati
-          1 rulet lojëra fati
-          2 tavolina-fusha lojra fati
-          2 kasaforta
-          9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Operacioni i policise në Lazarat, gjenden drogë e sekuestrohen arme e municione 
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet