ELBASAN - Edhe pse qeveria ka ashpërsuar masat për të shmangur evazionin tatimor, shqiptarët e kanë gjetur mënyrën për t'ia "hedhur", por duhet të mendoni se edhe në këto raste ju pret i njëjti fat si i këtij 56-vjeçari nga Gjinari i Elbasanit
 
Vasil Mufali, një tregtar i lëndëve drusore, u arrestua nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Elbasanit pasi për çdo shitje që bënte jepte kupon tatimor 10-fish më të vogël se vlera reale.
 
Po ashtu, efektivët kanë gjetur edhe fatura tatimore të cilat nuk janë të regjistruara dhe të deklaruara pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan.
 
Ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )