ITALI - Dhjetë shqiptarë janë vënë në prangë nga policia italiane në Terni, Lece e Siena për trafik droge. Bashkë me nëntë persona të tjerë, një rumun dhe tetë italianë, banda e narkotrafikëve shpërndante drogën nga Lazarati për vipat dhe biznesmenët italianë.
Banda italo-shqiptare është mundur të shkatërrohet nga operacioni “Daku” i zhvilluar nga policia e Ternit, e cila arrestoi 19 personat të cilët do të përballen me akuzën e narkotrafikut ndërkombëtar. Në total policia ka sekuestruar 27.000 euro, 4 armë, mbi 500 kilogram marjuane si dhe afro 1 kilogram kokainë.
Trafikantët e këtij rrjeti ishin të njohur dhe mjaft të lidhur me vipa italianë, pronarë baresh-restorantesh si dhe studentë ku shpërndahej sasia e marjuanës.
Sipas policisë italiane, intinerari i drogës e cila vinte nga zona e Lazaratit, në rrugë detare me gomone kalonte në Bari duke zbarkuar në brigjet e pulias.
Tregu i marjuanës shtrihej në disa qytet si Romë, Firence, Pescara, Milano, ndërsa një sasi e konsiderueshme droge kalonte dhe në Angli e Holandë.
10 prej shqiptarëve të arrestuar në këtë bandë, ishin me leje qëndrimi të rregullt në Itali, por asnjëri prej tyre nuk punonte duke jetuar me të ardhurat e siguruara nga trafikimi i marjuanës.
Burime nga policia italiane konfirmojnë se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar dhe arrestuar në bashkëpunim me policinë shqiptare personat të cilët kanë ndihmuar në territorin shqiptar për kalimin e kësaj sasie marjuane si dhe konfiskimin e pasurive të trafikantëve.
HETIMI NDAJ BANDES QE NG VITI 2011
Hetimet e operacionit “Daku” kanë nisur më 6 maj 2011, ku pas një operacioni rutinë është arrestuar si fillim një shpërndarës i cili ka ndërtuar për policinë italiane gjithë skemën e funksionimit të këtij trafiku.
Organizata kriminale shfrytëzonte për takimet e saj parkun e qytetit të Ternit. Agjentët e Seksionit anti Drogë kanë vendosur si fillim një mikrofon dhe një aparat fotografik në pemët e parkut për të përgjuar pazaret e bandës dhe për të dokumentuar përfshirjen e anëtarëve në këtë trafik.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com