TIRANË – Nëse je i dënuar dhe i izoluar në burgun e Shën Kollit në Lezhë, duket se s’ka qenë e vështirë të marrësh leje për të shkuar në shtëpi, në sebepe familjare, apo edhe për qejf, pa arsye. Edhe për t’u punësuar si gardian, duket se nuk ka qenë shumë e vështirë, edhe nëse nuk ke arsimin policor, apo as atë të mesëm. Për të dyja rastet, gjithçka ka qenë e realizueshme, nëse janë paguar lekë.
Ky është rezultati i hetimeve 3-mujore, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, të cilat çuan dje në pranga Drejtorin e Burgut të Shën Kollit, Valentin Miri, nga fshati Gurëz i Kurbinit, njëkohësisht, vëllai i kryetarit të Komunës Fushë-Kuqe. Nga kontrolli i djeshëm në shtëpi, sipas burimeve kofidenciale, i janë gjetur rreth 15 mijë euro.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet, se “sot (dje), me datë 12.04.2013, pasdite, Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një hetim intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësinë Task Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj bëri të mundur arrestimin e Drejtorit të IEVP Lezhë, Valentin Miri. SHKBB, pas mbledhjes së një sërë provash material, ka provuar se drejtori i burgut Valentin Miri, ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës. Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit Valentin Miri, u gjet një shumë e konsiderueshme vlerash monetare”.
Ndërkohë, burime kofidenciale kanë treguar për “Shqiptarja.com” dhe A1 Report, se në banesën e Mirit, janë gjetur 15 mijë euro edhe armë, të cilat ai i mbante pa leje. Hetimet, siç është bërë e ditur nga të njëjtat burime, kanë nisur tre muaj më parë, pas disa denoncimeve të bëra në SHKB-në e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas të njëjtave burime, një nga arsyet e arrestimit të tij, është se, një i dënuar, nëse kërkonte leje për t’u larguar nga burgu për disa ditë, me qëllim që të vizitonte familjen, apo për ndonjë rast familjar, duhet t’i paguante një shumë parashë drejtorit të Shën Kollit. Konkretisht, sipas burimeve koNfidenciale, ai që largohej, duhet të paguante 100 euro për çdo ditë leje. Hetimet kanë nxjerrë në dritë, se janë dhjetra raste të tilla, ndërsa lejet jepeshin edhe pa kritere, mjafton që të dënuarit të paguanin.
Një tjetër problem, që e ka çuar në pranga Valentin Mirin, është edhe fakti, se nga hetimet ka rezultuar, se dhjetë gardianë të këtij Vendi të Vuajtjes së Dënimit, kanë rezultuar pa arsimin e duhur për të qenë në një vend pune të tillë. Ndërsa hetimet 3-mujore kanë nxjerrë në dritë edhe faktin, se për t’u punësuar si gardian, apo qoftë edhe në administratën civile, dukeshin paguar shuma parashë. Burgu i Shën Kollit ka 600 vetë, aq sa është dhe kapaciteti i tij, brenda të cilit ndodhen njerëz të dënuar për vepra penale nga më të ndryshmet.
Redaksia online
(ar.sh/sg./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shën Kolli, burgu ku të dënuarit bëjnë “luftë”