GJIROKASTER - Duket se kanë menduar gjatë për të gjetur “viktimat” e tyre. Por, kanë gjetur vendin ku kanë menduar se vidhej më lehtë. Ai është Spitali i Gjirokastrës. Policia Rajonale, ka kapur në flagrancë dy keqbërës, të cilët të pashqetësuar nga rojet e spitalit në brendësi të tij, kanë grabitur sende të përdorshme nga pacientët, të cilët i ka zënë halli me shëndetin e tyre në Spitalin e Gjirokastrës.
Kanë qenë uniformat blu ajo që ndërhyri, duke kapur në flagrancë dy persona, që ishin duke plaçkitur çfarëdolloj sendi që u dilnin para. Adriatik Dumi dhe Gjergj Koçi, të dy 34-vjeçarë nga Gjirokastra, janë arrestuar në orët e mëngjesit të së martës, pasi për policinë, janë autorët e grabitjes së pacientëve të shtruar dhe cënimit fizik të ambjenteve spitalore.
Si Koçi dhe Dumi, janë persona të skeduar nga Policia e Gjirokastrës, si problematikë me drejtësinë, madje të dy së bashku, janë dënuar tetë herë për grabitje, ndërsa Koçi është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Sipas policisë, dy 34-vjecarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mesnatën duke u gdhirë e martë, kanë shkuar në Spitalin Rajonal dhe fillimisht në pavjonin e Kirurgjisë e më pas në atë të Patologjisë, duke argumentuar prezencën e tyre, se kërkonin një të njohurin e tyre.
Në pavionin patologjik, kanë gjetur edhe “viktimën” e grabitjes, e cila ishte një grua 59-vjeçare nga një zonë rurale e Gjirokastrës. E moshuara ka qenë duke fjetur teksa i kanë grabitur telefonin e lëvizshëm e më pas kanë vijuar të vazhdonin aktivitetin e tyre të pashqetësuar tek çdo dhomë, teksa u pikasën nga infermierja e turnit.
Kur pacientja 59-vjeçare, është zgjuar, vështroi se i mungonte telefoni celular dhe mënjehërë njoftoi infermieren e turnit, e cila ka lajmëruar policinë. Menjëherë, policia ka kapur pas disa orësh dy 34-vjecarët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com