Pranga emigrantit shqiptar
Transportonte drogë drejt Greqisë

Pranga emigrantit shqiptar <br />Transportonte drogë drejt Greqisë
KAKAVIJË – Një emigrant shqiptar me banim në Greqi është prangosur pranë doganës së Kakavijës. Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije kanë ndaluar emigrantin nga Fieri, i cili do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të shtetit Grek.
I ndaluari është Besmir Disha, lindur në Ballsh të rrethit Fier dhe me banim të përkohshëm në Kallamata Greqi,i cili udhëtonte me një automjet tip Audi A3, me targa greke ZZZ 58 89 drejt Greqisë.
Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar nga ana e Punonjësve të Policisë Kufitare rezultoi se në brendësi të prapakolpit të automjetit u konstatuan dy pako , në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike rreth 2 kilogramë Mariuanë .
Forcat blu të Gjirokastrës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të lëndës narkotike dhe automjetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie