TIRANE - Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një hajdut serial banesash. 30 vjeçari Bledar Selmanaj akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë, Vlorë dhe Fier. Kanë qenë forcat e komisariatit numër 1 të Tiranës, që falë një pune operative kanë mundur të identifikojnë dhe bashkëpunëtorët e Selmanajt.
Ky i fundit pasi vidhte bizhutë dhe pajisjet elektro shtëpiake i shiste tek pronarët e disa dyqaneve në kryeqytet me një çmim të favorshëm. Policia ka shoqëruar pronarin e argjendarisë së ndodhur në "Rrugën e Durrësit", Fredi Xherahu.
Në argjendarinë e Xherahut, uniformat blu kanë gjetur një sasi floriri pa certifikatë shoqëruese dhe mendohet se kjo është sasia e sjellë nga 30 vjeçari i arrestuar. I riu nga qytetit bregdetar i Vlorës, rezulton një personazh i njohur për policinë shqiptare, pasi është arrestuar në shkurt të këtij viti me të njëjtën akuzë për vjedhje.
Ndalimi më 9 shkurt dhe lirimi brenda një periudhe të shkurtër hedh dyshime të forta mbi dënimin e autorëve të krimeve. Sipas burimeve konfidenciale nga policia, mësohet se 30 vjeçari Selmanaj ka mundur të fitojë lirinë nga Gjykata e Vlorës me anë të një dëshmie të rreme si i sëmurë mendorë.
Por ndonëse ka dalë nga burgu, Selmanaj nuk ka hequr dorë nga vjedhjet duke u transferuar nga Vlora në Tiranë, ku për një periudhë të shkurtër akuzohet për afro 10 vjedhje banesash.
Policia e kryeqytetit njofton se ky operacion do të vazhdojë deri në goditjen përfundimtare të këtij rrjeti si dhe në dokumentimin e plotë të ngjarjeve.
(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com