SHKODËR- Policia kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar 24- vjeçarin me shtetësi islandeze, Armann Olafsso, i cili tentoi të kalonte 5.5 kg kanabis për në Malin e Zi.
 
Në mjetin me targa PX 8838 , në pronësi të islandezit 24-vjeçar policia gjeti dhe u sekuestroi  5.5 kg lëndë narkotike e dyshar si kanabis.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë  dhe shtetasi islandez do të përballet me akuzën Trafikim i narkotikëve e mbetur në tentativë.
 
Hani Hotit, Shkodër
Policia kufitare godet një tjetër tentativtë për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”
 
Sekuestrohet rreth 5.5 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”
 
Arrestohet në flagrancë një shtetas
 
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
 
Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë.
 
Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij , me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

[gallery]24023[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com