Një mësues i shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi u filmua nga kamerat e një emisioni duke marrë 300 mijë lekë të vjetra ryshfet për t’u regjistruar në këtë shkollë.

Në prangat e Policië së Tiranës ka rënë Erjon Çutra, 36 vjeç, banues në Tiranë, mësues në shkollën e mesme ndërtimore “Karl Gega” të Tiranës

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com