Pranga në Angli për drogë
i merren 650 mijë euro pasuri
Prokuroria regjistron procedimin penal për pastrim parash ndaj Fatos Hamzarajt. Për një periudhë 3 vjeçare, të ardhurat e përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike, 29 vjeçari i kishte transferuar tek familjarët e tij në Fier, për ti investuar në biznes.
FIER- Pasuria në vlerë 650 mijë euro e famijlarëve të një 29 vjecari i cili është arrestuar në Angli si anëtar i një grupi kriminal, është sekuestruar dje në kuadër të operacionit të koduar “Lotari e rreme”.
Gjatë një hetimi intensiv është rezultuar se Fatos Hamzaraj, “për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike, i kishte transferuar tek familjarët e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe kesh. Këta të fundit janë mundur t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër, etj”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
PASTRIMI I PARAVEAktualisht 29 vjecari, ndodhet i arrestuar në Angli si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.
Ndërsa në Shqipëri, ndaj Fatos Hamzaraj është regjistruar Procedimi Penal nr. 322 i vitit 2011 për veprën penale “Pastrim i produkteve të Veprës Penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier është vendosur masa e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.
Gjykata kishte dhënë vendim për sekuestro të pronave dhe llogarive bankare të nënës së 29 vjecarit, Teferi Nuri Hamzaraj, 60 vjece, banuese në Cakran të Fierit, si dhe të familjarëve të saj. Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier ekzekutoi vendimin gjyqësor.
PRONAT E SEKUESTRUARA- Një apartamenti me sipërfaqe 120 metër katrorë në qytetin e Fierit, pronë e shtetases Teferi Hamzaraj,
- Një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran,
- Një pike karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë,
- Disa garazheve,
- Një palestër,
- Bar Kafe,
- Si dhe të gjitha pajisjeve të ndodhura në këto aktivitete
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28