TIRANE - Një efektiv policie dhe 3 shtetas të tjerë janë arrestuar mbrëmjen e sotme në flagrancë me 8 kilogramë kokainë dhe 52.3 kilogramë heroinë e pastër.
Të arrestuarit janë Anoril Naim Cani, i cili është me detyrën specialist në departamentin e antidrogës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gentian Vlash Gjoka, Ilir Petrit Shehaj dhe Madrit Manush Dule.
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë me 8 kilogramë pluhur i bardhë që dyshohet për kokainë, mbi 31.3 kg heroinë, një pistoletë TT, si edhe 3100 € dhe 111. 420 lekë të reja.
Cani është i datëlindjes 07.05.1981, lindur në Pogradec, banues në Tiranë, Gjoka, i datëlindjes 27.07.1974, lindur në Cërrik, Shehaj i i datëlindjes 02.12.1966, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Gjyshi” dhe Madrit Manush Dule, i i datëlindjes 1974, banues në Vorë, Tiranë.
Gjithashtu, të ndaluarve u janë sekuestruar 8 aparate celularë dhe tre makina që transportonin lëndët narkotike.
Arrestimi i 4 shtetastve është kryer rreth orës 18:30 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që operacioni është shtrirë dhe vijon në Vorë, Elbasan dhe Tiranë në banesat dhe bazat e dyshuara.
Gjatë ditës së nesërme, në përfundim të operacionit Ministria e Brendshme do dalë në një konferencë për shtyp, për të gjithë ecurinë dhe detajet e reja që priten nga vijimi i operacionit gjatë natës së sotme, si në Vorë, në Tiranë dhe në Elbasan, njofton zyra për shtyp në MB.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com