Pranga shefit të Antidrogës Fier 
Pjesë e trafikut të narkotikëve

Pranga shefit të Antidrogës Fier <br />Pjesë e trafikut të narkotikëve
FIER – Hetimet disa mujore kanë çuar në pranga Shefin e Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, me akuzën e përfshirjes në trafikun e hashashit nga Lazarati drejt Italisë. Në kuadër të këtij hetimi të zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda është bërë i mundur dhe arrestimi i 5 shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në total janë arrestuar 6 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ka mundur t’i shmanget operacionit të arrestimit të kryer orët e para të mengjesit të kësaj të shtune, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

Kësisoj, në Vlorë u arrestuan: Edison Muharem Latifaj, 32 vjeç; Jorgo Ilmi Naçi alias: Emiljano Brahimi, 37 vjeç; Niko Ilmi Brahimaj, 51 vjeç; Agur Kasem Malaj, 40 vjeç ndërsa në Berat arrestua Saimir Riza Shosha, 31 vjeç.
Këta shtetas sëbashku me shefin e Antidrogës në Fier trafikonin lëndën narkotike nga Lazarati drejt portit të Vlorës e më pas për në Itali. Atyre u janë sekuestruar: 9 automjete, 3 furgonë, 1 kamion, 5 autovetura; 1 mjet lundrues gomone; 21 aparate telefoni celular dhe karta sim; 1 kompjuter laptop dhe dokumente shit-blerje pronash. Policia njoftoi se arrestimet u kryen në kuadrin e operacionit “Merry Christmas 2”,

Hetimet kanë nisur në nëntor të vitit 2013 ku nga policia e Vlorës u sekuestrua një sasi prej 1 ton hashash e gatshme për tu trafikuar drejt Italisë.

Prokurorët e Krimeve të Rënda sëbashku me oficerët e SHKB-së kanë arritur të zbardhin skemën e trafikimit dhe rolin e Zaganit në këtë bandë, çka është tashmë e provuar si bashkëpunëtor i trafikantëve.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se “trafikantët që transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me “burimin” e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre”.

Më tej shkruan njoftimi, “shtetasi Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës”.

Me akuzën “shpërdorim detyre” gjykata e Krimeve të Rënda ka vnedosur “arrest me burg” për shefin e Antidrgoës ndërsa në total janë 6 të arrestuar dhe një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e sekuestruar.


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim