Përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve mbeten ende një shqetësim për policinë rrugore, ndërsa në hartën e aksidenteve shoferët e dehur rezultojnë 6 në 10 të tillë. Kamera e A1Report ka ndjekur këtë fundjavë operacionin e policisë rrugore në tiranë ku në pranga kanë rënë 11 shofer të dehur dhe 2 për mungesë të lejes së drejtimit.
E nëse pyetja është se si kryhet testi i alkoolit dhe sa i besueshëm është ai, komisariati rrugorë është pajisur me teknologjinë e fundit elektronikë ku gjithçka i është besuar matësit Drager i cili ç’do matje e printon dhe rezultati i jepet shoferit dhe në ekran dhe në formë të printuar.
Sipas uniformave blu, me 0.4 ml alkool e testuar me aparat të hiqen patenta pra e drejta për të drejtuar mjetin, ndërsa me 0.5 ml arrestohet, kjo pasi me ndryshimet ligjore në kodin rrugorë dhe atë penal drejtimi i mjetit me këtë nivel alkooli cilësohet vepër penale.
Kjo ka ndodhur dhe me këtë drejtues mjeti i cili fillimisht ka rezultuar me 0.48 % nivel alkooli dhe në të dytën pas 5 minutave mbi 0.5 dhe është prangosur.
Të gjithë personat e ndaluar për shkelje të nenit 291 të kodit rrugorë, drejtim mjeti në mënyrë jot ë rregullt përfundojnë në gjykatë, ku rezulton se nga 1 janar 2015 deri më 15 prill janë 254 shofer të dënuar nga 1 deri në 6 muaj burgim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com