DUBROVNIK - Në pikën kufitare Karasovići mes Kroacisë dhe Malit të Zi janë konfiskuar mbi 100 kilogramë marijuanë. Lajmi u bë i ditur nga policia e Dubrovnikut gjatë një konference për shtyp. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme ngarkesa është kapur në një kamion me targa shqiptare, e që drejtohej nga një 32 vjeçar me kombësi shqiptare. Në automjet udhëtonte edhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare në pjesën e pasme të kamionit është vërejtur një çantë e zezë, e më pas gjatë një kontrolli më të imët janë gjetur në rimorkio edhe katër çanta të tjera, të cilat të mbështjella me natriban përmban një sasi droge prej
105 kilogramë e 75 gramë, drogë e tipit marijuanë. Vlera e marijuanës së sekuestruar llogaritet në 700 mijë euro. Policia ka arrestuar shoferi si edhe pasagjerin e kamionit, edhe ky i fundit me nënshtetësi shqiptare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com