Pranga shqiptarit, i gjenden 9 kg heroinë në banesë

Një shqiptar dhe një femër nga Lituania janë vënë në pranga në Foxhia të Italisë pasi u janë gjetur 9 kilogramë lëndë narkotike heroinë. Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Foxhias 35-vjeçarin shqiptar Ziber Tusha dhe bashkëjetuesen e tij Sandra Benusyte, 32 vjeçe. Droga ishte ndarë në 18 pako, ndërsa atyre u janë gjetur edhe 5300 euro që dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale. E gjithë heroina është gjetur gjatë një kontrolli në një apartament në San Severo. Sipas policisë nëse kjo lëndë narkotike do të shitej në treg do të siguroheshin më shumë se 450 mijë euro të ardhura.

Gjithçka kishte nisur gjatë një shërbimi kontorolli territori pas një grabitjeje që kishte ndodhur në një prej rrugëve të Foxhias. Përgjatë rrugës numër 16, agjentët e policisë që ishin në shërbim kishin parë një makinë “Alfa 147” me ngjyrë të zezë dhe me të cilën po udhëtonin dy person, shqiptari Ziber Tusha dhe lituanezja Sandra Benusyte. Ata të dy janë munduar që ti shmangen postbllokut të policisë, por janë ndaluar, duke i’u nështruar edhe kontrollit. E për habinë e tyre, karabinierët kanë gjetur dy pako me heroinë në çantën e 32-vjeçares, që e kishte lënë në sediljen e pasme. Bashkë me të është gjetur dhe një tufë me çelsa.

Pas kësaj, agjentët kanë shkuar në banesën e çiftit në San Savero ku kanë gjetur edhe pjesën tjetër të drogës dhe shumën e parave. Edhe 16 pako të tjera me heroinë ishin fshehur në një çantë kompjuteri që ishte fshehur pas një dollapi rrobash. Ndërkaq paratë më shumë se 5000 euro janë gjetur të shpërndarë nëpër disa sirtarë, në kuzhinë dhe dhomën e gjumit. Pas disa pikturave policia ka gjetur dhe disa doza droge që ishin bërë gati për ti shitur. Menjëherë, shqiptari  Ziber Tusha dhe bashkëjetuesja e tij Sandra Benusyte, janë vënë në pranga dhe janë shoqëruar për në qelitë e burgut të Foxhias. Ata akuzohen për “trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”. Lënda narkotike dhe paratë janë sekuestruar e do të përdoren si prova gjatë procesit hetimor.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet