ITALI-Një shqiptar u arrestua teksa po vidhte boçet e pishave në Arezzo të Italisë dhe kur policia bashkiake ia kontrolloi rimorkion e kamionit, gjeti plot 2 kuintalë.

Kjo ishte e treta herë në dy vjet, që shqiptari kapej duke hequr boçet e pishave.

Ai kishte hipur në një pemë mbi 10 metra të lartë. Shqiptari 30-vjeçar, pronar i një kompanie pyjore, u dërgua më pas te autoritetet, të cilat pritet të marrin masat administrative duke e gjobitur, pasi ligjet italiane nuk e lejojnë marrjen e boçeve të pishave, për t’i mbrojtur nga dëmtimet.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)