TIRANE - Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të korruptonte një efektiv policie, i cili e kishte kapur në flagrancë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur. 

Policia e Qarkullimit Rrugor bën me dije se, Eldi Ramazani drejtonte makinën tip “Peugeot” me targa AA 898 CX kur është ndaluar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Efektivi i policisë ka konstatuar se 25-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe në këtë moment i riu ka tentuar ta korruptonte me 10 mijë lekë të reja, në mënyrë që të mos i bllokohej patenta dhe mjeti. 

Ramazani, pritet të përballet me drejtësinë pasi, akuzohet për korrupsion aktiv, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)