ELBASAN- Një 19-vjeçar i identifikuar si Andrea Bodurri, është arrestuar nga policia pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të fortakokë një 54-vjeçar me iniciale F.H., banues në fshatin Katundi i Ri, i cili ndodhet në spital në gjendjë të rëndë shëndetsore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan 

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Andrea Bodurri, 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" , parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.