Sipas komunikatës për shtyp të Policisë lokale mësohet se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit "Hajdutët e energjisë elektrike" , ku gjatë ditës së dytë të operacionit, në orët e mbrëmjes te se merkures është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. Dajlani, vjeç 29, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër; L. Gagani, vjeç 53 , banues në Gjirokastër; shtetasja T. Margariti, vjeç 51, banuese në fshatin Jergucat, komuna Dropulli i Sipërm, Gjirokastër, si dhe G. Saraçi, vjeç 54, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit të Gjirokastres, janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.
ATSH