5 të arrestuar për grabitjen në Rinas! Pas ish-imamit, në pranga edhe kasapi nga Kruja (EMRAT)

Arrestohet autori i dytë i grabitjes në Rinas në datë 9 Prill. Ai është Elton Pikli nga Kruja 32-vjeç ndërsa është prangosur në Qafë Thanë, teksa po kthehej nga Bullgaria në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se ai "është prangosur mbrëmë në mesnatë, i dyshuar si  një prej autorëve". 32-vjeçari punon si kasap në Krujë. Pas grabitjes ai mësohet se është arratisur për në Bullgari, ndërsa mbrëmjen e djeshme po rikthehej, por është prangosur.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes duke e fundosur. Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Krujë, por nuk janë gjetur as armë dhe as para. Kasapi është fqinj me Dash Kupën, ata kanë lindur në të njëjtën lagje në Krujë.

Para dy ditësh u arrestua Oltion Veseli, ndërsa sot Elton Pikli, të dy nga Kruja, autorë të grabitjes në Rinas. Me arrestimin e fundit shkon në pesë numri i personave të kapur (dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë), ndërsa shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha. Hetimet për autorët e tjerë janë duke u kryer edhe me autoritetet bullgare, pasi dyshohet se Bullgaria ishte një ndër bazat e Aleks Pepës një prej të kërkuarve për grabitjen e parë brenda aeroportit të Rinasit në 2016. 

Elton Pikli i arrestuar për grabitjen e Rinasit

Deri tani janë arrestuar; Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Policia e Shtetit dhe prokuroria arritën që të zbulojë autorët falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë. Bengasi rrëfeu për hetuesit emrat e të përfshirëve në grabitjen e afro 5.7 milion eurove dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi ditën e premte kur ai është ndaluar në qytetin e Elbasanit, hetuesit kanë shkuar më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela.

Oltian Veseli nga Kruja, i arrestuar dy ditë më parë, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë. Ai dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Kasapi që grabiti në Rinas kandidoi në zgjedhjet e 2011 në Krujë (Detajet)


Sot u arrestua grabitësi i dytë për ngjarjen në Rinas, ndërsa është i pesti në total i vendosur në pranga. Elton Pikli është një personazh i njohur në Krujë, ai punon si kasap, ndërsa në 2011 ka qenë kandidat për këshillin bashkiak të Krujës, por  nuk ka arritur që të fitojë, pasi ishte i shtati në listën shumë emërore. Kasapi kandidoi nën siglën e partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”.

Policia e Shtetit në njoftimin e shpërndarë për mediat theksonte sot se Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Ora 18:29
TË GJITHË të arrestuarit, të kërkuarit dhe të përfshirët në super-grabitjen e Rinasi (EMRAT - FOTOT)

Të arrestuar

1. Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja (dyshohet autor i grabitjes)

2. Elton Pikli 40 vjeç nga Kruja (dyshohet autor i grabitjes, me profesion kasap)

3. Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani (i penduar i drejtësisë, dyshohet bashkëpunëtor), me banim në Tiranë

4. Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (bashkëpunëtor)

5. Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani  (bashkëpuëntor)

Në kërkim si autor direkt në grabitje

1. Talo Çela, nga Elbasani, (dyshohet të jetë autor direkt në grabitje) pronar i vilës ngjitur me servisin ku u modifikua furgoni

Në kërkim

1. Klement Çala 31 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për grabitjet që në vitin 2015

2. Eldi Çala (ka blerë servisin në Karakullak ku u modifikua furgoni i grabitjes) - bashkëpunëtor, vëllai i Klement Çalës

3. Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie (dyshohet të ketë dhënë infromacion tek grabitësit për furgonet që transportonin paratë)

4. Aleks Pepa nga Elbasani i shpallur në kërkim për grabitjen e parë brenda aeroportit në qershor 2016

I vrarë pas grabitjes

1. Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek, ishte në kërkim për dy grabitje të tjera në Shqipëri, në 2015 tek Stacioni i Trenit në Tiranë dhe 2017 në Qafë-Kashar. U vra gjatë shkëmbimit me policinë

Ora 18:03
Identifikohet grabitësi i tretë në aeroportin e Rinasit (FOTO)

1556035532_1556035342talocela.jpg
Shqiptarja.com mëson se njëri nga pesë personat që morën pjesë në grabitjen e Rinasit është Talo Çela nga Elbasani. Talo Çela është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës që u krye grabitja. Ai është shpallur në kërkim nga policia. E ndërsa Admir Murataj u vra dhe dy janë arrestuar (Oltion Veseli dhe Elton Pikuli), Talo Çela është në kërkim. Mbetet për t'u identifikuar edhe grabitësi i pestë i grupit, që mund të jetë edhe vetë Klement Çala.  

Ora 17:50
Kasapi i Krujës që grabiti milionat e eurove në Rinas u kap në Qafë Thanë (Detajet)

Shqiptarja.com mëson se Elton Pikli nuk është kapur në Bullgari sikur ishin informacionet e para kontradiktore, por në Qafë Thanë. Krutani po vinte nga Bullgaria, në momentin që është prangosur. Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një cështje falsifikimi, ndërsa është arrestuar. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes. Ai punon si kasap në Krujë.

Ora 17:23
Autori i dytë i grabitjes në Rinas është sërish nga Kruja (Detaje)

Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para për personin që është arrestuar për grabitjen në Rinas. Ai është nga Kruja me inicialet E.P. ndërsa është autori i dytë që është prangosur pas Oltion Veselit. 

"Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,   ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P  banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet  proceduriale  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" deklaron policia. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nebiu: 25/04/2019 10:09

    Myslymanet e devotshem pas faljes te se Premtes organizonin vjedhjen e vitit. Ah kjo feja e paqes po na suprizon cdo dite.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/04/2019 19:54

    Parate kane shkuar ne distinacion tek PDja dhe LSIja.

    Përgjigju
  • Populli: 23/04/2019 19:51

    Po parate ku jane?

    Përgjigju
  • Ani: 23/04/2019 18:44

    Bravo prokuroria se po te ishte per policine do te ishte mare vesh ne TV cdo gje. Po qenkan prokuroret e zot Respekte.

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 23/04/2019 18:32

    Na koriten keta.. duke mos dash me qet emrin e Edvin Narko shtetit pranojne per vedi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/04/2019 18:14

    Bravo policisë qe paska punuar në heshtje pa rrjedhur asnjë informacion per ketë. Ky paska menduar se ja paska hedhur duke parë se askush nuk po e kërkonte. Prandaj keto pune keshtu e kanë.. Plasini nga 70 vjet brënda!

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2019 17:59

    Dërrmojini bajgat, me një thes me akuza mbi shpinë të paktën 50 vjet brënda secili. Bravo policisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë