Prangoset shqiptari në Itali, kërcënoi tregtarin, i kërkoi para duke e shantazhuar

Prangoset shqiptari në Itali, kërcënoi tregtarin, i kërkoi para duke e shantazhuar

Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, me akuzën se ka grabitur, kërcënuar dhe shantazhuar një shqiptar në Francavilla al Mare. Hetimi nga policia nisi pas një denoncimi nga tregtari, i cili për disa muaj i jepte para shqiptarit, pasi kishte rënë pre e skemës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se shumat e parave kanë arritur në disa raste në shuma që kapnin vlerën e disa mijëra eurove. 34-vjeçari shqiptar bashkë me një 23-vjeçar, kërcënonin tregtarin se do e vrisnin nëse nuk do t’ju jepte para.

Frikësimet u shtuan dhe u bënë më të rrezikshme, kur ata i dërguan tregtarit një mesazh me një zarf ku ndodheshin eshtrat e një kafshe.

Shqiptari ishte takuar me tregtarin gjatë verës së këtij viti, dhe që nga ai moment, ai ka kërkuar para prej tij. Mbi të rëndojnë disa akuza, ndërkohë që ai është i njohur në zonë për problemet e tij me drejtësinë, si dhe dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja