Prangosja e Balilit/ Corriere Della Sera: Kishte 2 kushte, të mos dhunohej në burg dhe policia të mos shiste arrestimin si meritë

Prangosja e Balilit/ Corriere Della Sera: Kishte 2 kushte, të mos dhunohej në burg dhe policia të mos shiste arrestimin si meritë

Momente nga përshëndetja me familjarët dhe Klement Balili

Gazeta italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull arrestimit të Klement Balilit, pak ditë më parë dhe historisë së të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit. Gazeta shkruan se Balili u dorëzua në Polici, me dy kushte, që të mos dhunohej gjatë transferimit në burg dhe policia të mos e shiste arrestimin si meritë.

Shkrimi i gazetës për Balilin:

Ata e quajnë "Eskobari i Ballkanit". Ndonjëherë, pseudonimet janë jashtë kontekstit. Por në këtë rast, historia e Klement Balili ndërthur lidhjet me Kolumbinë të një trafikanti droge dhe në të njëjtën kohë, sipërmarrësi kriminel që është i lidhur me grepa të rënda midis institucioneve. Balili, 48 vjeç, u dorëzua në Delvinë, në jug të Shqipërisë, drejtpërdrejt te shefi i policisë Ardi Veliu, pas tre muajsh bisedime. Ai u dorëzua me dy kushte: asnjë dhunë gjatë transferimit në burg dhe Policia të mos e shiste arrestimin si meritë. Megjithëse në fund, e tillë ishte. Por pjesa më interesante fillon tani. Balil ishte një drejtor i rëndësishëm shtetëror, gjithashtu një mbajtës sekretesh.

Rrugët

Gazeta e trajtoi rastin e Balilit në vitin 2016, pas konfiskimit në Greqi të disa tonëve marijuanë. Droga ishte e destinuar për të shkuar në Milano. Hetuesit thanë se kishin siguruar prova se pas drogës ishte Balili, një njeri i apasionuar pas shëtitjeve në qytet dhe në veçanti në fushat e Corso Vercelli dhe Piazza della Repubblica.

Arsyet e dorëzimit

Një ekspert i drogës, analist i thellë i skenarëve ndërkontinentalë sugjeron këtë lexim: "Zakonisht, nëqoftëse ju jeni të frikësuar dhe në rrezik për tu vrarë, ju jeni të detyruar të kërkoni ndihmë në polici. Ose mbrojtja juaj është thyer dhe ju keni si mbrojtje insitucionet. Më mire në burg sesa në arkivol, dhe skenari i tretë është që të dërgoni një mesazh të drejtëpërdrejt për bashkëpunëtorët e biznesit tuaj.

Përshkallëzimi

Në fillim ishte shfrytëzimi i prostitucionit, gjatë viteve 90. Emigracioni i parë masiv nga Shqipëria solli njerëz të mire dhe kriminelë të arratisur nga burgjet. Disa banditë investuan paratë tek droga, kryesisht tek marijuana. Në pesë vitet e fundit, ka një investim në kokainë dhe aleancat me Ndragetën dhe kolumbianët. Balili arriti të ngjitej i mbuluar nga shteti dhe me një mbështetje edhe në Milano. Mbetet të shihet nëse qeliza do të qëndrojë e heshtur, ose për tu mbrojtur do të nisë të këndojë, për të tërhequr dike tjetër në këtë situate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille