Ministrja Ismaili njoftoi se nga e premtja e ardhshme “Prania Besnike” do të shtrihet edhe te ministrat. Ismaili tha pas mbledhjes së qeverisë se ministrat do të publikojnë kalendarin për të pritur qytetarët.

“Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e premte e javës së ardhshme, ‘Prania Besnike’ do të shtrihet edhe në nivel ministrash, ku secili prej tyre do të bëjë të ditur kalendarin e vet të takimeve, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të qenë një vlerë e shtuar e komunikimit transparent të ministrit direkt me qytetarët”, deklaroi Ismaili.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
A do ta votonte PS një kërkesë të re të SPAK për arrestimin e Ballukut? Ismaili: Çdo deputet vendos vetë, drejtësia s’është penguar të hetojë (VIDEO)

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë edhe për rastin e Belinda Ballukut, së cilës iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. E pyetur nëse mazhoranca do të votonte pro në rast se SPAK do t’i drejtohej Kuvendit me një kërkesë të re që do të hapte rrugë për arrestimin e Ballukut, Ismaili tha se çdo deputet e gjykon vetë votën e tij. Sipas saj, drejtësia nuk është penguar të hetojë.

“Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet. Është e pavarur dhe në të drejtën e vet për të hetuar këdo që mund të jetë subjekt i hetimit. SPAK është duke bere hetimet, vullneti i votës se çdo deputeti është e drejtë e tij, s’mund të jap përgjigje se si do të votojë çdo deputet”, tha Isamili.

Ora 11:12
Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, qeveria: Të ketë guximin të vijë e të përballet me drejtësinë

1787767589_kryeministria.jpg

Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen dot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.

Ora 11:06
Akuzat e PD për makinën e Ramës, Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake (VIDEO)

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro. Ismaili tha se makina e Ramës paguhet me buxhetin e PS, pasi përdoret për aktivitetet e partisë.

“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili.