Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro. Ismaili tha se makina e Ramës është me qira dhe paguhet me buxhetin e PS, pasi përdoret për aktivitetet e partisë.
“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili.
Lajmi kryesor:
Akuzat për trafik armësh, qeveria i përgjigjet Ahmetajt: I zhytur në llum, eja përballu me drejtësinë! Makina e Ramës? Me qira, paguhet nga buxheti i PS (VIDEO)










