Universiteti i Mjekësisë ndryshon formulën se si do të përllogaritën pikët për maturantët që do të aplikojnë pranë këtij Universiteti.
Sipas formulës, të ndryshuar tashmë nga senati i universitetit, mesatarja do të zërë 35% të peshës, 30% e zënë lëndët fizikë, kimi e bilogji, ndëra 35% do ta kenë rezultatet në provimet e maturës shtetërore.
Për këtë vit lëndët me zgjedhje do të ketë peshë të diferencuar pasi koficienti më i lartë është për maturantët që zgjedhin një nga tre lëndët mes Fizikës, Kimis apo Biologjis së thelluar.
Vendimi i plotë
Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15. b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25. c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. Nota e lëndës "Shkencë" e kurrikulës bërthamë, do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.
Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, do të jetë si më poshtë vijon:
PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100
Shpjegim:
PP Pikë të përgjitheshme për rankim, M1 Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme. MK Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme . MB Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme . MF Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme. D1 Provimi i detyruar i maturës 1 . D2 Provimi i detyruar i maturës 2. D3 Provimi i detyruar i maturës 3. Z1 Provim me zgjedhje i maturës 1. Z2 Provim me zgjedhje i maturës 2. KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:
• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15
• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25
• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1
KSHM Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com