Pranimet në universitete, Rama:
19500 kuota të lira për raundin e dytë

Pranimet në universitete, Rama:<br />19500 kuota të lira për raundin e dytë
Kryeministri Rama në një komunikim javor në Facebook, ka deklaruar se është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në universitete.

Rama deklaroi se në raundin e parë u regjistruan 7152 maturantë. Mbyllja e këtij raundi tregoi që reforma solli një epokë të re, atë të meritës, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë deklaroi se ka 19500 kuota të lira për raundin e dytë të aplikimve për të gjithë maturantët.  

''Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë zënë vetëm një të katërtën e vendeve të lira. Konkretisht pas raunit të parë janë regjistruar 7152 maturantë ndër të cilët 5540 në universitete publike ku mbetën të lira 19500 kuoata të tjera për raundin e dytë'', deklaroi Rama.  

Kryeministri Rama deklaroi gjithashtu se e gjithë zhurma që u krijua kohëve të fundit për sitemin e arsimit ishte e nxitur politikisht nga opozita. 

''E gjithë frika ishte e paarsyeshme e gjithë zhurme e nxitur politikisht dhe konfuzioni moment kalimtar që mund të kishte qenë shumë më i lehtë nëse opozita nuk do kishte synuar manipulimin e tyre për qëllimet e saj dhe nëse pjesa më e madhe e mediave sidomos online nuk do të ishin bërë me apo pa dashje pjesë e këtij manipulimi'', u shpreh Rama. 

Për sa i përket raundit të dytë kryeministri u shpreh se të gjithë maturantët do marrin në kohë përgjigjen se ku kanë fituar të drejtën për të studiuar.

Kyeministri Rama ka zgjedhur këtë formë të përjavshme të komunikimit me publikun për të informuar mbi mbarëvajtjen e reformës në arsim.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi