Detaje të reja raportohen për supersfidën që pritet të zhvillohet mes kampionit amerikan të boksit, Floyd Maywather dhe Khabib Nurmagomedov. Në fakt ishte luftëtari I UFC, Khabib, që inicioi sfidën pak ditë pasi mposhti McCgregor për titullin kampion në peshat e lehta. Me shprehjen “le ta bëjmë sërish të madh Las Vegasin”, Maywather, I tërhequr nga boksi, pranoi të ndeshet.

Sipas “The Sun” kjo përballje do t’i sjellë përfitime marramendëse Floyd-it. Amerikani pavarësisht rezultatit të ndeshjes pritet të fitojë 175 mln euro, gati dyfishin e asaj që mori nga sfida me McGregorin në gushtin e vitit të kaluar.