Një javë më parë analistët e “Economics Intelligence Unit”, agjencisë së pavarur të grupit “The Economist”, pyesnin nëse e ashtuquajtura Pranvera Arabe, do të japë fryte të mëtejshme, duke frymëzuar lëvizje dhe përtëritje politike në rajone të tjera, siç është Europa e trazuar nga problemet ekonomike, por edhe nga eriozioni i demokratizimit në vitet e fundit, në shumë prej vendeve ish-komuniste.
Agjencia, që prej vitit 2006 ekzaminon gjendjen e demokracisë në botë, është fokusuar në pesë kategori kryesore: procesin zgjedhor dhe pluralizmin, liritë civile, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen dhe kulturën politike. Dhe vëren se prej vitit 2008 e deri më sot shumë prej vendeve të Europës lindore janë shumë më pak demokratike se më parë dhe po i afrohen Rusisë. Shqipëria nuk ishte te grupi i më të këqijve, pra te rregjimet autoritare, por u rendit në vendin e 87-të, por ishte pas Malavit, vendit bujqësor afrikan, duke qenë shumë poshtë vendeve fqinje.
Pse shkuam aq poshtë? E kemi merituar. Edhe këtë vit që po lëmë bëmë një palë zgjedhje të tjera të shëmtuara, me deformim flagrant të vullnetit të zgjedhësve, me një trupë zgjedhore që shkeli në mënyrë të dhunshme Kodin Zgjedhor, me një shumicë qeverisëse, që arrin zgjedhje pas zgjedhjesh të rivendosë fitoren në tavolinë, duke bërë humbësin fitues dhe fituesin humbës. Rindërtimi çika-çika i partisë-shtet, që bën ligjin dhe vendos për gjithçka, deri edhe për rishkrimin e historisë, po kthen frikshëm monopartitizmin,duke i dhënë dërrmën e fundit arritjes më të madhe të 21 viteve të fundit, pluralizmit partiak dhe lirisë së veprimtarisë politike.
Sot është herezi të jesh opozitar dhe kjo është shumë e trishtë për demokracinë. Sot, siç ndodhi 11 muaj më parë, është të luash me jetën, po kërkove të drejtat e tua politike, sepse vritesh si në 21 janar para selisë së qeverisë. Vritesh nga qeveria që akuzohet se është vënë në funksion të një rrethi të ngushtë për të ndarë të mirat e pushtetit, duke mohuar barazi për të gjithë.
Dje në Rusi kampiones së autoritarizmit, ishin më shumë njerëz se kurrë dhe të gjithë donin ikjen e pushtetarëve autoritarë. 120 mijë rusët duan rikthimin e vota të vjedhura, siç kërkuan opozitarët shqiptarë në 21 janar në Tiranë. Këtu u vranë 4 njerëz, atje ka vetëm të ndaluar, që nuk duan të sulmojnë Kremlinin, por të presin reflektimin e Putinit, i cili edhe pse autoritar ka dhënë sinjale dobësie, duke paralajmëruar një praverë evropiane atje dhe më tej.
/Shqiptarja.com