Pranvera Resulaj kryeson listën e PS: Investimet futën Vlorën në epokën e transformimit, mandati i tretë garanton kurorën e turizmit shqiptar

Pranvera Resulaj kryeson listën e PS: Investimet futën Vlorën në epokën e transformimit, mandati i tretë garanton kurorën e turizmit shqiptar

Pranvera Resulaj

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare ka ndodhur që një parti politike t’i besojë në masë kryesimin e listave të kandidatëve për deputetë, grave dhe vajzave, një pjesë e të cilave profesioniste nga fusha të ndryshme. Partia Socialiste duket se ka përqafuar këtë qasje drejt zgjedhjeve të 25 Prillit duke sjellë kështu një tjetër model emancipues në politikën shqiptare.

Pranvera Resulaj, e para e listës së PS në Vlorë rrëfen përgjegjësinë që i jep ky kandidim për të përfaqësuar vajzat dhe gratë e Vlorës e për të punuar që e ardhmja e tyre të jetë e sigurt në vendin e tyre. Si drejtuese e administratës tatimore në Vlorë, Resulaj thekson se qeveria Rama transformoi kulturën e shërbimit të administratës publike ndaj bizneseve duke i trajtuar këto të fundit si partnerë të zhvillimit ekonomik. Sipas saj, të gjitha investimet e transformimit të qytetit e kanë kthyer Vlorën në një potencial ekonomik dhe turistik.

“Është rritur jo vetëm vlera e pronave, por edhe bizneseve. Aktivitetet e biznesit në Vlorë jane të përputhura me ofertën e zhvillimit të qytetit. Tregtia dhe turizmi dominojnë aktivitetet në Vlorë. Sipërmarrja vlonjate e ka rritur peshën e saj jo vetëm duke shumëfishuar numrin e bizneseve dhe rritur qarkullimin, por edhe duke përmirësuar standardin e cilësisë”, thotë Resulaj.

Një zonjë që kryeson listën e kandidatëve për deputetë për Vlorën. Si e pritët ju personalisht këtë sfidë të propozuar nga strukturat e PS dhe çfarë jeni gati të jepni për komunitetin e Vlorës?

Të jem pjesë e listës së Qarkut Vlorë për mua dhe karrierën time do të thotë shumë. Është një hap i madh para dhe një mundësi për të reflektuar dhe pasqyruar ç’ka kam fituar në vite të gjata eksperiencave profesionale. Karriera akademike dhe ajo administrative më ka mësuar të jem jo vetëm e prerë dhe operative në zgjidhjen e problemeve, por edhe njerëzore, elementë të cilët do të shoqërojnë punën time në vijimësi. Por, kandidimi im në krye të listës së Vlorës është para së gjithash një simbolikë e bukur e përfaqësimit të grave dhe vajzave të Qarkut Vlorë, ndaj sfida ime më e madhe do të jetë që secila prej tyre të gjejë veten në përfaqësimin dhe kontributin tim.

Vini nga një eksperiencë në krye të administratës tatimore ku keni pasur mundësi të njihni mirë fushën e shërbimeve publike. Si do ta vlerësonit sot punën e bërë në drejtim të përmirësimit të administratës publike? Juve vetë sa ju ka shërbyer kjo eksperience?

Duke qenë pjesë e Administratës Publike prej Janarit 2014 kam përjetuar të gjitha transformimet e ndodhura jo vetëm në Administratën Tatimore, por në gjithë qasjen e shërbimeve publike në tërësi. Vizioni dhe strategjia e kësaj qasje nuk nisi nga kush i përfiton shërbimet publike, por nga edukimi së pari i vetë Administratës, e cila vinte nga një errësirë totale e kulturës së shërbimit.

Si Administratë Tatimore, përmirësuam së pari veten dhe e trajtuam biznesin jo thjesht si zbatues të legjislacionit fiskal, i cili duhet ndëshkuar kur vepron në kundërshtim me të, por mbi të gjitha si partner që duhet dëgjuar dhe këshilluar. Edukimi tatimpagues, nxitja e vetdeklarimit dhe vetkorigjimit ka qënë fokusi ynë në këto vite, dhe duhet thënë se rezulatet ishin shpërblyese. Përmirësimin e shërbimeve publike e ndihmoi mbi të gjitha ndryshimi dhe përshatja e legjislacionit si edhe dixhitalizimi i shërbimeve. Janë thuajse 1200 shërbime që ofrohen aktualisht për qytetarin dhe biznesin në portalin “E-Albania”, duke shkurtuar radhët e pritjes dhe kostot e pallogaritshme për qytetarët dhe bizneset. Por, megjithë përmirësimet e thella që ka pësuar administrata publike, mendoj se do të vazhdojë të jetë sfida e qeverisë socialiste edhe për mandatin e tretë.

A mendoni se sot është krijuar një klimë favorizuese për të bërë biznes në Vlorë?

Të gjithë sot në Vlorë, pavarësisht bindjeve politike, bien dakord në atë që ky qytet vlerash është transformuar. Një qytet ku ke dëshirë të jetosh, qëndrosh si edhe të ikësh dhe kthehesh gjithnjë si vizitor. Të gjitha investimet e transformimit të qytetit e kanë kthyer Vlorën në një potencial ekonomik dhe turistik. Është rritur jo vetëm vlera e pronave, por edhe bizneseve. Aktivitetet e biznesit në Vlorë jane të përputhura me ofertën e zhvillimit të qytetit. Tregtia dhe turizmi dominojnë aktivitetet në Vlorë. Sipërmarrja vlonjate e ka rritur peshën e saj jo vetëm duke shumëfishuar numrin e bizmeseve dhe rritur qarkullimin, por edhe duke përmirësuar standartin e cilësisë. Sot, sektori i turizmit është shumë herë më i përgatitur për të përballuar zhvillimin e turizmit në nivele të krahasueshme me rajonin. Ulja e TVSH-së për turizmin nga 20% në 6%, më e ulët kjo se mesatarja e rajonit, i kanë dhënë frymëmarrje dhe zhvillim më të madh këtij sektori.

Ju keni mbi supe edhe një eksperiencë të mirë akademike. Cfarë mendoni se mund t’ju japë më shumë politika se sa profesioni?

Unë kam shumë vite karrierë akademike, madje ajo nisi menjëherë pas diplomimit. Eksperiencat profesionale më bëjnë të mendoj si student, si mësues, si profesor, si administrator, por edhe si prind, që e do të ardhmen e vendit.

Në profesion ti je në gjendje të ndikosh ambientin në të cilin ti punon dhe mjedisin të cilin të rrethon. Mund të jesh i suksesshëm në punën tënde apo profesion, por kjo jo gjithmonë ndihmon për të ndikuar ndryshimet shoqërore. Ndërsa politika të jep mundësinë për të bërë ose qënë pjesë e ndryshimeve të mëdha, të cilat i vetëm, e ke te pamundur t’i arrish.

Vlora vitet e fundit është përfshirë nga një seri investimesh publike. Si kanë ndikuar këto projekte në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit, e të banorëve të Vlorës?

Këtu do të mund të përgjigjesha, si një profesioniste që rezultatin e mat me shifra, por edhe si qytetare, e cila sheh me kënaqësi sesi qyteti merr çdo ditë formën që i ka hije. Në Vlorë, lista e investimeve është e gjatë dhe ka peshë të rëndë. Kur them ka peshë të rëndë nuk e kam fjalën këtu vetëm për investimet madhore tashmë një realitet i bukur, por edhe investime në brendësi të qendrave të banimit të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetit në çdo qelizë.

Për të adresuar problematikat e banoreve të Vlorës është punuar fort dhe investimet për trajtimin e mbetjeve urbane, programi i Performancës dhe Investimeve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime, Infrastruktura Bashkiake dhe projektet e asfaltimit të rrugëve në qytet e tregojnë këtë. Investimet në arsim nuk mbeten pas. Vlen të përmend rikonstruksioni total i shkollave te mesme Ali Demi dhe Halim Xhelo dhe jo vetëm, të cilat janë shndërruar në institucione të standardeve më të përparuara me synimin për të ofruar cilësi të reja dhe bashkëkohore në mësimdhënie dhe edukimin e brezave të nxënësve, në përputhje me traditat e shkëlqyera të krijuara në vite.

Në shëndetësi investimi më i ri është rikonstruksioni i Poliklinikës Qendrore. Poliklinika e qytetit të Vlorës është transformuar në një qendër moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore.

Si do t’i shërbente më tej një mandat i tretë zhvillimit të industrisë së turizmit në Vlorë si dhe zhvillimit ekonomik?

Mandati i tretë nuk është mandati i Partisë Socialiste, por i qytetarëve. Dhe nuk është thjesht një mandat, por vazhdimi i shpresës për të ardhmen. Është mandati i përfundimit dhe nisjes së projekteve të reja të cilat do t’i japin Vlorës kurorën e turizmit. Investimet madhore në Vlorë tashmë janë të prekshme për të gjithë qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm. Projekti i Lungomares, rikonstruksioni i qendrës historike të qytetit dhe rehabilitimi i Bulevardit “Ismail Qemali” i kanë dhënë një pamje të rivitalizuar qytetit, ndihmuar dhe me infrastrukturën rrugore (Bypass i Fierit) për të aksesuar në një kohë më të shkurtër qyetin, rrugen e Lumit të Vlorës si nje korridor i perspektivave të reja te pashfrytëzuara më parë. Jo më pak të rëndesishme janë dhe investimet e tjera që lidhen me transformimin e zonës së Orikumit, Dhërmiut, Himarës, të cilat do të ndryshojnë tërësisht konceptin e vijës bregdetare nga Vlora në Himarë. Dy projektet e rëndësishme të qeverisë shqiptare që pritet të realizohen në Vlorë, ai i aeroportit dhe portit të ri turistik, do të afirmojnë pozicionin e saj turistik si asnjëherë më parë.

Aeroporti dhe Porti turistik kanë një qëllim të vetëm dhe të përbashkët, sjellja e shumë më shumë turistëve të huaj në Vlorë. Këto ndryshime do të transformojnë strukturat e turizmit të cilat do të shtohen në numër dhe do të lulëzojnë. Porti i ri turistik do të ketë hotele, restorante, dyqane e rezidenca të reja. Ndërkohë që spostimi i portit të mallrave tek Triporti do ta kthejë atë në një port të ri me standarde ndërkombëtare. Vlora është një qytet i bekuar dy herë, një herë prej natyrës dhe herën e dytë prej gjithë këtyre investimeve të cilave u njohim fillimin, por jo fundin./ Lexo.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'