Ndërsa Shkurti na bëri të besojmë se Pranvera do të ishte e ngrohtë, Marsi zhgënjen dhe vjen ‘zemërak’.
Sipas parashikimit të motit në Accuweather, reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshme në mbarë territorin e vendit, ndërsa përkeqësime do të ketë në mesin e muajit duke vijuar me ndërprerje deri në fund të Marsit.
Dielli i buzëqeshur dhe era e ngrohtë e ditëve që sapo lamë pas e dorëzon vendin në pushtetin e stuhive.
Sot vendi ndodhet nën pushtetin e shiut dhe stuhive. Sipas parashikimit te Motit ne Shqiptarja.com, shiu do të vijojë dhe ditën e mërkurë, si dhe pritet të ketë një ngritje të lehtë të temperaturave.
Pas një përmirësimi të motit, të shtunën dielli do të shkëlqejë, por temperaturat do të kenë një zbritje të lehtë për t’u lënë vendin reshjeve të shiut që do të mbyllin muajin.
Në zonat juglindore të vendit temperaturat pritet të bien deri në 0 e -1, kurse në zonat veriore më e ulëta do të shënojë 2-3 gradë Celsius, kurse në zonën qendrore të vendit, temperatura më e ulët do të shënohet gjatë mesit të muajit, në vlera 6 e 7 gradë Celsius.
Ndërkaq mund t’u gëzohemi temperaturave të ngrohta kësaj të shtune që do të të arrijnë në vlerat 20 gradë Celsius pasi stina e Pranverës ka vendosur të mbyllë marsin plot lagështirë dhe temperatura të freskëta.

Vlorë e Durrës
Ndërkaq moti i keq është ndjerë tepër në zonat bregdetare ku tragetet kanë hasur vështirësi në ankorim. Në Vlorë e në Durrës janë pezulluar lundrimet. Në Vlorë një traget ka hasur vështirësi në ankorim duke dalë në radë. Dallgët arrijnë në 7-8 ballë në det të hapur dhe 6 ballë brenda gjirit ndërsa era frynë 15 metër në sekondë.
Ndërsa në Durrës, peshkatarët kanë dy ditë që kanë pezulluar aktivitetin për shkak të erës së fuqishme. Dallgët ditën e sotme kanë arritur në 8 Ballë në det të hapur kurse era ka fryrë 32 m/s. Por pavarësisht kësaj, anijet e tonazhit të vogël kanë qenë të bllokuara prej ditës së djeshme, kurse tragetet janë ankoruar në kohë.
[gallery]21343[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO