DURRES- Orkestra e Harqeve te Durrësit u ngjit në skenë me një program të përzgjedhur me kujdes, duke ofruar një mbrëmje emocionuese.

Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, orkestra interpretoi vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Edvard Grieg, Antonio Vivaldi dhe Maurice Ravel, duke sjellë në sallë elegancën e repertorit klasik.

Një moment i veçantë i koncertit ishte interpretimi i solistes Majlinda Spiro në flaut, e cila u prit me duartrokitje nga publiku, falë ndjeshmërisë artistike që përcolli në skenë.

Drejtuesja artistike Olta Juba theksoi se ky eshte një nga 18 koncertet e kalendarit artistik te ketij viti.

Me hyrje të lirë për publikun, kjo mbrëmje pranverore arriti të tërheqë një numër të konsiderueshëm artdashësish, duke konfirmuar edhe njëherë interesin per muziken klasike ne qytetin e Durresit.