Prapaskena/ Basha takoi Trump
në eventin për mbledhje fondesh

Prapaskena/ Basha takoi Trump<br />në eventin për mbledhje fondesh
Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook njoftoi se kishte zhvilluar një takim me Presidentin e SHBA, Donald Trump, të cilin e cilësoi si të jashtëzakonshëm.
 
Por nëse do të bëjmë një krahasim të fotos që Basha shpërndau për mediat duket qartë se sfondi, veshja dhe kollarja e Donald Trump është e njëjtë me aktivitetin ku mori pjesë Presidenti i SHBA në Wisconsin në datën 13 qershor për mbledhjen e fondeve.
 
Ç’ka vërteton se kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në aktivitetin për mbledhjen e fondeve dhe ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto krah Presidentit.
 
Ndryshe nga protokolli i parashikuar për fotot zyrtare Donald Trump dhe Lulzim Basha nuk shtrënguan as duart.
 
Presidenti Trump mbrëmjen e së martës ka qenë në qytetin Milwaukee, në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij. 

Trump  ka bërë me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 10-20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.
basha trump
basha trump ne mbremje gala
Në foto; Lart Trump me Bashën
Në foto; Poshtë i njëjti sfond ku mbajti fjalimin Trump me të njëjtën kollare dhe flamur gjatë aktivitetit për mbledhjen e fondeve në Wisconsin


Mashtrimi i zyrës së shtypit
Basha është fotografuar me Trump ditën e djeshme, pra në 13 Qershor në një takim për mbledhje fondesh për fushatën e guvernatorit Scott Walker.
 
Basha pati njoftuar se do të ndodhej në këtë datë në një tjetër event, në tryezën e diskutimit të WIOA- The workforce Innovation and Opportunity Act. (Akti i mundesise dhe inovacionit per fuqine punetore).
 
Në websajtin zyrtar të eventit ndodhen të publikuara datat e këtij eventi, që janë 9 dhe dhe 10 Maj, pra një muaj më parë kur Basha nuk ndodhej në SHBA por në Tirane.
 
Pra Basha mashtron dhe zyra e tij e shtypit mashtrojne kur thone qe eshte takuar me Trump ne The workforce Innovation and Opportunity Act, pasi ne fakt ai aktivitet ka 1 muaj qe eshte zhvilluar.

Basha eshte takuar me Trump ne nje darke per mbledhje fondesh per guvernatorin Walker në Milwaukee, ku nje foto me Trump, kushtonte 20 mije dollare.
Basha
Deklarata e sotme ku PD citon nje event qe ka nje muaj qe ka ndodhur

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar