PRAPASKENA/ Si po bën biznes FSHF-ja, në kurriz të Tiranës dhe Partizanit

PRAPASKENA/ Si po bën biznes FSHF-ja, në kurriz të Tiranës dhe Partizanit

Kreu i FSHF-së, Armand Duka

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është kthyer në një sektor gjobëvenie dhe përfitimi për drejtuesit e këtij institucioni, që dirigjojnë çdo vendim që anëtarët e këtij komisioni duhet të japin.

Rasti më i fundit është dënimi që Disiplina ka dhënë ndaj dy klubeve të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit, të cilët në ndeshjen e fundit derbi që u zhvillua në “Air Albania”, nga incidentet e shkaktuara nga tifozeritë u gjobitën me afërsisht 30- mijë euro, që do paguhen nga të dy klubet.

Ajo që është skandaloze në këtë vendim, është se nga 300- stola që rezultojnë të thyer sipas FSHF-së pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar se sa stola janë thyer, pasi këto janë bilacet që i bën vet Federata dhe gjobat i cakton po Federata, ndërsa klubet janë të detyruara vetëm të paguajnë, pa pasur asnjë forcë për të bërë të kundërtën.

Burimë për Gazetën TemA kanë bërë më dije se kosto e një stoli që janë vendosur në stadiumin “Air Albania” shkon tek 30 deri në 40 euro, ndërkohë që Federata në dënimet që jep për klubet e ka caktuar koston e stolit 100- euro.

Është një shifër tërsisht abuzive e cila ka për qëllim vetëm mbushjen e arkave dhe xhepave të kupolës drejtuese të Federatës.

Një tjetër fakt është se përveç gjobave që Federata ju vendos klubeve, ajo nuk u lejon atyrë që gjatë sfidave që zhvillojnë në “Air Albania” ku sërish ekipet paguajnë një shifër të majme me 10- mijë euro, të shesin produktet e tyre.

Kjo për faktin se Armand Duka këtë godinë e ka kthyer në një institucion biznesi personal, duke filluar që nga security që caktohen nga FSHF-ja dhe klubet nuk kanë të drejtë të zgjedhin një kompani të tyrë, por janë të detyruar të paguajnë atë që u cakton Federata.

E njëjta gjë vlen dhe fjala vjen për pijet alkolike që konsumohen, duke nisur që nga birra, ku e vetmja që ka ekskluzivitetin e shitjes është birra çeke Budweiser, e cila futet në Shqipëri nga Armand Duka.

E njëjta gjë është dhe me verën, ku e vetmja që shitet në ambientet e “Air Albania” është “Vera Duka”, në pronësi të Armand Dukës.

E njëjta gjë është dhe më shitjen e biletave ku kompania që i menaxhon një pjesë të përqindjes ja dhuron FSHF-së.

Është çdo gjë një biznes i pastër që Federata Shqiptare e Futbollit bën ndaj dy klubeve të kryqyetit, të cilave iu merr para nga çdo drejtim i mundshëm.

Burime për Gazetën TemA pohuan gjithashtu se një nga arsyet kryesore të gjobës dhe mbylljes së stadiumit “Air Albania” deri më 16 nëntor kur do luhet miqësorja me Italinë, lidhet me gjëndjen skandaloze që ka tapeti i “Air Albanias”, i cili u shkatërrua në ndeshjen e boksit që u zhvillua pak muaj më parë, gjatë ndeshjes së Florian Markut.

Dhe për të mbulur atë turp, Federata ka përgatitur këtë skemë ku gjobit klubet e kryeqytetit dhe përfiton para, dhe po me këtë rast mbyll dhe stadiumin me justifikimin e “rregullimit” të stolave. (TemA)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos